Kampioni i botës, Josh Taylor e ka nokautuar Apinun Khongsongun në rundin e parë, për t’i mbrojtur titujt e botës në kategorinë e peshave të lehta WBA dhe IBF.

Skocezi, 29 vjeç, goditi kundërshtarin 24 vjeçar nga Tailanda me një të majtë dhe e rrëzoi në dysheme. Khongsong përfundimisht u largua nga ringu me barelë, transmeton rtv21.tv.

24-vjeçari ishte i pamposhtur deri para këtij meçi.

Kjo fitore nënkupton se Taylor tani është një hap larg meçit më kampionin e botës në WBO dhe WBC, Jose Ramirez, në rrugëtimin e tij për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës.

Skocezit iu deshën vetëm dy minuta e 41 sekonda për ta fituar këtë luftë./21Media