Në Los Angelos mbrëmë u mbajt ceremonia e shumëpritur për shumë dashamirë të muzikës “American Music Awards 2020”. Me çmimin kryesor “artisti-ja e vitit’ u shpërblye Taylor Swift. Në këtë ngjarje madhështore, vëmendje të madhe tërhoqi edhe ylli kosovar, Dua Lipa, e cila performoi këngë dhe u shpërblye me çmim. Ajo u nderua në kategorinë “ Kënga Favorite” për “Don’t Start Now”. Në AMA-s ishte e pranishme dhe ylli tjetës shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha.

Taylor Swift u nderua e çmimin “artisti-ja e vitit”, si dhe me dy çmime të tjera. Për Swift, ky është rekordi i gjashtë për këtë këngëtare në këtë ceremoni muzikore, e cila bazohet në votat e fansave të këngëtarëve. Megjithatë Swift, mungoi në ngjarje, por ajo përmes një videoje falënderoi fansat e saj për përkrahjen që i japin vazhdimisht.

Artistët shqiptarë tashmë po dëshmojnë me talentet e tyre në fusha të ndryshme dhe kjo u pa qartë edhe në këtë ngjarje botërore. Dua Lipa bëri një interpretim mahnitës në skenë, ndërkaq u nderua edhe me çmim. Ajo u nderua në kategorinë “Kënga favorite “ për “Don’t Start Now”.

Lipa nuk ishte e pranishme në ngjarje në Los Angelos, por u paraqit përmes videos nga Londra. Ajo me këtë rast falënderoi të gjithë fansat e saj për përkrahjen, familjen e shoqërinë. Pas fjalimit, ajo bëri një intepretim mahnitës në skenë, ku intepretoi këngën hit tashmë “Levitating”. Dua u paraqit në skenë e veshur me këtë fustan të kaltër, në të cilin si zakonisht pati pamje mahnitëse.

Pjesë e “AMA 2020” ishte edhe Bebe Rexha, e cila shkëlqeu në paraqitje në tepihun e kuq.

Për fansat në skenë interpretoi këngëtarja Jennifer Lopez dhe Maluma, si dhe shumë artiste të tjerë.

Ceremonia e shpërblimit të artistëve me çmimet American Music Awards, kësaj radhe nuk ishte si herave të tjera, e shkak ishte pandemia. Pati më pak audiencë në publik, ndërkaq në hyrje të vendngjarjes iu matë temperatura secilit pjesëmarrës./21Media