Tayna po vazhdon me pushimet e saj në Kaliforni

Tayna po vazhdon me pushimet e saj në Kaliforni

Rep-artistja e njohur, Tayna pas një vere të angazhuar me shumë mbrëmje muzikore, po shijon pushimet në Kaliforni e shoqëruar nga modelja Vildane Zeneli, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi një milionë ndjekës, Tayna ka rrëmbyer vëmendjen me fotografitë tërheqëse të fundit që ka publikuar.

Artistja 22 vjeçare, ka shpërndarë një video duke bërë “squats” me modelen Vildane Zenelin, një dyqan. Si duket për bukuroshet nuk është me rëndsi vendi por kryerja me suksese e “squats-ve”.

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala e njohur si Tayna, gjatë mujave të verës solli projekte të ndryshme.

Ndryshe, “Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që Tayna solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 18 milionë klikime në Youtube./21Media