Dafina dhe Tayna vijnë në bashkëpunim
11 Gusht 2019
Dafina dhe Tayna me befasi për fansat në këtë ditë feste
Dafina dhe Tayna me befasi për fansat në këtë ditë feste
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri dhe rep-artistja, Tayna pritet që sot të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë, shkruan rtv21.tv
Përmes fotografive që kanë publikuar sot në profilet e tyre në rrjetin social Instagram, Dafina dhe Tayna kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor që po sjellin.
Kënga pritet të publikohet në ora 17:00.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Dafina “Lule, lule”, në bashkëpunim me reperin e njohur, Lumi B, ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube. “Pasite” është projekti i fundit nga Tayna në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son. Kënga ka arritur mbi tre milionë klikime në Youtube./21Media