"Kurre nuk kom pas deshire m‘i bo publike ndihmat qe i kom bo..."

“Kurre nuk kom pas deshire m‘i bo publike ndihmat qe i kom bo…”

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna përveç që është duke shënuar suksese të njëpasnjëshme në muzikë, angazhimeve të shumta me mbrëmje e koncerte, po gjen kohë edhe t’i bashkëngjitet iniciativave që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për iniciativën “T’i ndihmojmë të varfërit” që është duke qarkulluar në rrjetin social, Instagram, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një imazhi të publikuar ku shihet me dy karroce të mbushura me produkte ushqimore.

#tindihmojmtevarferit challenge @_burimademi .Kurre nuk kom pas deshire m‘i bo publike ndihmat qe i kom bo,po meqe u krijua ky challenge atehere mendoj se mesazhi qe percjell mund te influencoj edhe njerzit e tjere qe kane mundesi sado pak te bejne nje gje te tille. Ndihmo jo vetem tani me rastin e sfides,por sa here te mundesh! ❤️ Nominoj te gjitha rap-artistet e tjera✌🏼”, ka shkruar artistja në imazhin e publikuar.

Për këtë sfidë Tayna ka zgjedhur t’i nominojë të gjithë rep-artistet e tjera të estradës shqiptare.

“Ring Ring” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 16 shkurt dhe që deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube./21Media