“Tupace me ngjyra dhe Tupac pa ngjyra”

“Tupace me ngjyra dhe Tupac pa ngjyra”

Rep-artistja tashmë e njohur shqiptare, Tayna filloi karrierën e saj muzikore në vitin 2018 dhe për një kohë shumë të shkurt arriti të fitojë zemrat e publikut.

Në shtatë muaj karrierë artistja solli gjashtë projekte muzikore, dy prej të cilave ishin në bashkëpunim me artistë të njohur shqiptarë.

Përveç muzikës Tayna mori vëmendjen e mediave edhe me zënkat online që kishte me rep-artistet e tjera, shkruan rtv21.tv

Së fundmi artistja në profilin e saj zyrtar në rrjetin social, Instagram ka postuar dy fotografi ku shihet duke pozuar afër një fotografie të reperit të njohur botëror, Tupac Shakur. “TT” dhe “Tupace me ngjyra dhe Tupac pa ngjyra”, ka shkruar artistja në imazhet e publikuara.

Këtë krahasim artistja e ka thënë duke bërë shaka si dhe ka krahasuar byzylykun e saj me të reperit që të dytë e kanë të varur në qafë shkronjën T.

Projekti i fundit muzikor i artistes është “Aje” në bashkëpunim me Ledri Vulën që është publikuar në muajin dhjetor të vitit 2018. Kënga deri më tani numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media