Në fillim të muajit maj, një ndër lajmet që kishte bërë bujë në mediat rozë ishte lajmi që rep-artistja e mirënjohur, Tayna kishte udhëtuar drejt Zvicrës, ndonëse kufijtë ishin të mbyllur. Pas disa muajsh qëndrimi atje, rep-artistja e mirënjohur është rikthyer në Kosovë. E këtë kohë ajo e ka shfrytëzuar për përgatitjen e projekteve të reja, të cilat priten të publikohen tani.

Lajmin se është kthyer në Kosovë e dha vet ajo përmes një storie në Instagram, të cilën e ka ripostuar edhe menaxheri i saj, Rinor Hykolli, i cili në një farë mënyre ka ironizuar me artistet tjera të estradës.

“Erdh Leo Messi në Kosovë, tash runu boll ju dha mundësi mos po fitoni,  5-6 muaj ska lujt hiç. Tash nja pesë copë në kajmak çdo ndeshje”, ka shkruar ai në storie.

Ditë më parë ajo kishte publikuar prapaskenat e klipit të ri, për të cilin ende nuk ka dhënë ndonjë datë të publikimit./21Media