Artistja thotë se është e mbrojtur në  New York

Artistja thotë se është e mbrojtur në  New York

Reperja e njohur, Tayna aktualisht është duke qënduar në New York, ajo kishte planifikuar të mbante disa koncerte, por, për shkak të koronavirusit këto koncerte janë anuluar.

Teksa ka mbetur në New York dhe nuk mund të kthehet për shkak të pezullimit të fluturimeve reperja shfrytëzoi mundësinë që përmes rrjeteve sociale t’u tregojë fansave për gjendjen e saj.

Tayna ka shrkuar sese ndjehet e sigurt në New York dhe se për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Jam e shëndetshme, e lumtur, e sigurt dhe e mbrojtur”, ka shkruar Tayna në InstaStory.

Në Kosovë dje janë konfirmuar dy raste me koronavirus. Dy pacientët janë në QKUK ndërsa njoftimi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia./21Media