Rep-artistja, Doruntina Shala, e njohur si Tayna, pëlqen të eksperimentojë shumë shpesh me dukjen.

Në rrjetin social Instagram, Tayna së fundmi ka publikuar fotografi në të cilat shfaqet me një stil ndryshe të flokëve, shkruan rtv21.tv

Tayna për një periudhë të shkurtër arriti të bëhet një ndër emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës shqipe. Artistja u bë emër i njohur edhe jashtë kufijve e kjo ka ndikuar që ajo ta jetësojë një kontratë me kompaninë Sony Music.

Ndryshe “Bass” është projekti i fundit muzikor nga Tayna. Kënga deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media