Sot është ditë e veçantë për familjen e rep-artistes kosovare, Taynës. Babai i këngëtares sot e ka ditëlindjen dhe me këtë rast, Tayna thuri disa fjalë për babain në ditën e tij të veçantë.

Krahas një fotografie të bukur, të publikuar në instastory, Tayna u shpreh se është mirënjohëse dhe e lumtur për babain, shkruan rtv21.tv

Sa i përket karrierës muzikore, “Bass” është projekti i fundit i artistes, i publikuar më 12 korrik, i cili deri tani në Youtube ka mbi 6 milionë e 500 mijë klikime./21Media