Rep-artistja e mirënjohur, Tayna për një periudhë të shkurtër arriti të bëhet një ndër emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës shqipe. Artistja u bë emër i njohur edhe jashtë kufijve e kjo ka ndikuar që ajo ta jetësojë një kontratë me kompaninë Sony Music.

“Jam shumë e lumtur që nënshkrova marrëveshje me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe mund të përqendrohem plotësisht në muzikë”, shkroi ajo në Instagram.

Sony Music teksa i uroi mirëseardhje këngëtares, njoftoi se një këngë e re me titullin “Bass” lansohet të dielen./21Media