Rep-artistja kosovare, Doruntina Shala e njohur si Tayna, ka treguar se po e agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo, përmes një postimi Tayna ka treguar se njerëzit habiten nga ky fakt.

“Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj atyre që jam duke agjëruar. Më pëlqen ta shoh këtë”, ka shkruar Tayna krahas videos së publikuar në rrjetin social Instagram.

Tayna më 18 mars ka publikuar projektin e ri muzikor. Tayna në bashkëpunim me reperen gjermane, Ivorian Doll, realizuan këngën e titulluar “WTF” e cila është finalizuar në studiot e Friends Entertainment, me tekst të shkruar nga Tayna dhe Ivorian./21Media