Rep-artistja e njohur, Tayna, ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar “Bass”.

Instrumentali është punuar nga Cricketi e teksa pjesa e dytë e saj nga Jacob Lethal Beats.

Për videoklipin Tayna ka bashkëpunuar me produksionin “Sekuencë”.

Tayna për një periudhë të shkurtër arriti të bëhet një ndër emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës shqipe. Artistja u bë emër i njohur edhe jashtë kufijve e kjo ka ndikuar që ajo ta jetësojë një kontratë me kompaninë Sony Music./21Media