Rep-artistja e njohur kosovare, Tayna sot publikoi projektin e radhës.

“QE QE” titullohet kënga e artistes, të cilën ajo e lansoi me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe melodinë e këngës “QE QE” janë përkujdesur Muma dhe Tayna, ndërsa për mix është përkujdesur Cricket.

Ndërkaq, masterizimin e këngës e ka realizuar Nome ent, kurse, për videoklipin Tayna ka bashkëpunuar me Sekuence./21Media