Tayna sjell imazhe nga prapaskenat e klipit me Flori Mumajesin
15 Shkurt 2021
Rep-artistja kosovare, Doruntina Shala e njohur si Tayna, shumë shpejt do të publikojë projektin e ri muzikor. Kënga është në bashkëpunim me kantautorin e suksesshëm, Flori Mumajesi.
Tayna në rrjetin social Instagram ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi provokuese nga prapaskenat e videoklipit të ri, teksa e ka etiketuar Flori Mumajesin.
Fotografitë kanë marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
View this post on Instagram
“Moona” titullohet projekti i fundit nga Tayna që e solli në bashkëpunim me artistin francez, L’Algerino. Kjo këngë e publikuar muajin e kaluar deri tani në YouTube numëron mbi 10 milionë klikime./21Media