Rep-artistja e njohur Tayna, ka thënë se viti 2020 ka qenë bekim në fshehtësi pasi e ka përjetuar si “Doruntina”, emri i saj i vërtetë.

Tayna ka treguar se çfarë ka mësuar në vitin 2020.

2020 ka qenë bekim n’fshehtësi. E kom përjetu si “Doruntina” prapë. Kom msu me ja ditë vlerën njerëzve dhe sendeve që kanë rëndësi më shumë, me nejt me këmbë në tokë, m’u shkëput prej egos edhe m’u lidh me brendësinë time”, ka shkruar Tayna.

Tayna gjithashtu i ka uruar Vitin e Ri 2021 ndjekësve të saj në Instagram.

“Vitin që po vjen jom gati për gjithçka me zemër të hapur e më shumë dashni. Urime Vitin e Ri të dashurit e mi dhe faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tim Edhe pse jo viti i preferum, sigurisht ka qenë i nevojshëm për krejt”, ka shkruar Tayna.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Reperja Tayna gjatë vitit 2020 ka qenë aktive me projekte muzikore.

Ndryshe, Tayna po shijon suksesin e këngës “Johnny” të cilën e ka publikuar më 17 dhjetor. Deri tani kjo këngë ka arritur mbi 4 milionë klikime në Youtube./21Media