Në Ministrinë e Drejtësisë kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit e Speciales. Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për media, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Ai ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar… Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë Selimi.

Për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin tashmë janë hapur fonde ku është kërkuar mbështetje finaciare.

Nga Haga janë arrestuar edhe Salih Mustafa, e krerët e organizatës së veteranëve, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.