Gjykata: Ekziston rreziku se të pandehurit mund të ikin

Gjykata: Ekziston rreziku se të pandehurit mund të ikin

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji, ndaj 31 të pandehurve, të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

Aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2019 dhe 01.06.2019, kanë mbetur në fuqi.

Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Tregtia e ndaluar”, “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”, “Marrja e ryshfetit”  dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Gjykata e Apelit vlerëson se  janë përmbushur kriteret nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1, 1.2.2. dhe 1.2.3  të  Kodit të Procedurës Penale, ngase ekziston rreziku se të pandehurit mund të ikin ose arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, ose mund ta përsërisin apo kryejnë ndonjë vepër të re penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës./21Media