“Të blesh Neymarin është e pamundshme”

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka deklaruar se blerja e yllit të Barcelonës është shumë e vështirë

Sigurimi i shërbimeve të brazilianit Neymar është “e pamundshme” sipas trajnerit portugez, edhe pse interesimi i tij dhe Manchester United-it nuk mungon.

Superylli i Barcelonës është lidhur rregullisht me një kalim tek Manchester United, me raportime se skuadra angleze po përgadisin një ofertë massive për ta sjellë atë në Old Trafford, shkruan rtv21.tv.

Mourinho i hodhi poshtë këto spekulime, duke thënë se sjellja e Neymarit në Manchester do të ishte tepër e vështirë.

Për ESPN Brasil Mourinho tha: “Spekulimet për Neymarin janë absurde. Një klub si Barcelona nuk mundet, dhe nuk do ta humbë Neymarin”./21Media

Back to top button