Të burgosurat në qendrën Qendrën Korrektuese në Lipjan kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore siç janë mbjellja e domateve, specave, trangujve dhe luleve të llojeve të ndryshme.

Këtë e ka bërë të ditur qendra e të burgosurve përmes një postimi në facebook. Ku ndër të tjera ka shkruar se puna që të burgusurat e kanë realizuar është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan.

”Të gjitha rendimentet e prodhuara nga këto kultura bujqësore do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes punës së Njësisë Ekonomike, dita ditës po synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së”, thuhet tutje në shkrim.

Të burgosurat në kuadër të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese kanë punuar edhe në prodhimin e maskave mbrojtëse si dhe të gjitha këto aktivitete bëhen me qëllim të normalizimit të jetës së tyre të përditshme./21Media

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme.

Posted by Shërbimi Korrektues i Kosovës on Thursday, April 29, 2021