Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën në Dubravë pas kontrollave nga oficerët janë parandaluar kontrabanda të mallrave nga familjarët tek i burgosuri.

“Oficerët korrektues në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta kanë bërë bastisjen e një Kasetofoni , i cili ishte sjellë nga familjarët të burgosurit. Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç ‘rast në brendinë e Kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5, një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung”; dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil.”, thuhet në njoftimin e SHKK-së,

Po ashtu bëhet e ditur se i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore./21Media