E diela është shpallur ditë zie në Komunën e Gjilani, në nder të tre pacientëve që vdiqën sot nga COVID-19.

Kryetari Lutfi Haziri përmes një shkrimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre.

Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri./21Media