Festivali ndërkombëtar i filmit “DEA OPEN AIR” do të zhvillojë edicionin e tij të shtatë në datat 11-16 tetor 2020, në Tiranë.

Në një lidhje direkte nga Tirana drejtori i këtij festivali Edmond Topi në programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” foli për organizimin e festivalit këtë vit, që sipas tij është më ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë.

Topi gjithashtu tregoi se “DEA OPEN AIR” këtë vit hapet nga filmi “Cirku Fluturues” i Fatos Berishës./21Media