Autostrada “Arbën Xhaferi” të dielën do të mbyllet për qarkullim nga ora 08:00 deri në ora 17:00 .

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se këtë ditë do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyçja Doganaj -Hani i Elezit.

Këto punime, sipas tyre janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 “Arbën Xhaferi”.

Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.

Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale./21Media