Komuna e Prishtinë ka njoftuar se rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” do të mbyllet të dielën për shkak të punimeve.

“Rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” (nga Termokosi në drejtim të KEDS-it) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Dielen, 19 Korrik prej orës 07:00 – 18:00.

Në këtë kohë do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës./21Media