Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit sjell me vete ndryshimin e orës.

Të dielën, në momentin kur ora do të shënojë 03.00, akrepat duhet të kthehen për një orë prapa, në 02.00.

Në këtë mënyrë rikuperojmë orën “që humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.

Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas./21Media 

 

Back to top button