Nga: Carlo Bordini
Përktheu: Anila Xhekaliu

Njerëzit lindin në turmë dhe të ndarë në klasa. Instikti i turmës duhet të duartrokitet dhe stimulohet për të ruajtur ekuilibrin e shoqërisë.
Të gjithë njerëzit duhen duartrokitur për zhvillimin e histerisë e ksenofibisë për të ruajtur strukturën e turmës së shoqërisë dhe lidhjen e fortë të klasave, të kombeve dhe gjinive, që të vetmit mund të sigurojnë një zhvillim të ekuilibruar të shoqërisë njerëzore.
Njerëzit kanë kështu të drejtën të jenë:
Të gënjyer
Të rrahur
Të vrarë
Të persekutuar
Të helmuar
Të dëbuar
Të shtyrë kundër njëri-tjetrit.
Pavarësisht kombësisë, besimit, racës a ngjyrës, mjaft që kjo të përfshihet në një plan socializimi e turmëzimi të shoqërisë njerëzore.
Të gjithë njerëzit kanë të drejtën e ruajtjes së jetës së tyre, të lirisë njerëzore dhe sigurisë personale, në pajtim me kërkesat socializimit dhe turmëzimit të shoqërise njerëzore dhe me kërkesat e ekonomisë dhe politikës së çdo vendi.
Askush nuk mund të ndalohet apo syrgjynoset pa justifikim të vlefshëm (shiko pikën e mëparshme).
Të gjithë njerëzit kanë të drejtën të zhvillojnë iluzionet e tyre të pastra, të arratisen nga realiteti me mënyra ideologjike, fetare, elektronike, hedonistike, pornografike etjer. mjaft që këto metoda të konsiderohen të drejta nga bashkësitë e tyre përkatëse. Njerëzit kanë të drejtën të kenë liderë dhe udhëheqës të njohur.
Meqë të gjithë njerëzit kanë të drejtën e zhvillimit të iluzioneve të tyre, askush nuk mund të përndiqet për to, përveçse në rastet e vërtetuara nga forca madhore. Në rast të ngjashëm bëhet i nevojshëm, për mirëqenien e shoqërisë njerëzore, shkatërrimi i iluzioneve që u përkasin individëve dhe katëgorive të individëve, përgjegjësit e këtij shkatërrimi janë ndërtuesit e iluzione të reja për individët dhe kategoritë e përmendura.
Njerëzit kanë të drejtë të çmenden, t`u presin fytin të ngjashmëve, mjaft që kjo të përligjet në termat e shoqërisë njerëzore dhe ekuilibrit.
Çdo njeri ka të drejtën, nëse është e mundur, të ndjekë programet e tij të parapëlqyera dhe, në kufijtë e mundësive të tij materiale, ta përdorë kohën e lirë dhe t`i kalojë pushimet siç ia do kokrra e qejfit dhe t`u përkushtohet hobeve që duket se i përshtaten më mirë personalitetit të tij.
Njerëzit kanë përveç kësaj të drejtën të shfrytëzojnë dhe lënë pa bukë të ngjashmit e tyre, nëse tregohen të denjë për këtë, nëse kanë aftësinë dhe nëse veprimi i tyre nuk është jetëshkurtër por me bazë, i aftë për t`u lidhur me të tjerët në kufijtë e shoqërisë njerëzore.
Njerëzit janë të bashkuar në grupazhe luftuese kundër njëri-tjetrit dhe kanë të drejtën të jenë pjesë e tyre. Çdo njeri ka të drejtën të jetë pjesë e një grupazhi, e një etnie, e një besimi, dhe të urrejë ata që nuk janë pjesë e tyre.
Njerëzit kanë të drejtën të shtypin gratë dhe fëmijët e tyre, (për shembull: të gjymtojnë vazjat e tyre mjaft që kjo të mos jetë despotike por e mbështetur mbi parime të njohura nga shoqëria).
Njerëzit kanë të drejtë të bëjnë luftëra, mjaft që:
1 – Këto të jenë të përligjura.
2 – Të kenë mjetet dhe mundësitë.
Ata mund të vrasin kafshët, të bastadojnë truallet, të shkretojnë krahinat, mjaft që kjo të bëhet në kufijtë e rregullave të vëna nga shoqëria njerëzore dhe të mos pengojë njerëz dhe grupe të tjera njerëzish të ndjekin të njejtat aktivitete.
Ata mund të tradhtojnë, por në rrezikshmëri e në rreziqe: tradhtia, nëse nuk ia del, nuk merret si e ligjshme, dhe do të bëhet objekt përndjekjesh.
Ata mund të falsifikojnë historinë, mjaft që të kenë forcën dhe ta bëjnë në mënyrë që të zgjasë gjatë.
Ata mund t`i kthejnë në skllevër njerëzit e tjerë, mjaft që kjo të arrihet pa fërkime me grupazhet a grupet e tjera që mbajnë të tjerë njerëz në skllavëri.
Ata mund të përhapin ide fanatike.
Ata mund të krijojnë fe e besime, dhe, nëse kjo nuk e turbullton ekuilibrin e shoqërisë njerëzore, mund t`i luftojnë fetë dhe besimet.
Ata mund të shtiren sikur po japin ndihmë të ndërsjellë dhe ndihmojnë llojin njerëzor.
Ata mund të vjedhin, mjaft që kjo të mos i pengojë njerëzit e tjerë apo grupet e njerëzve të bëjnë të njejtën gjë.
Ata mund të torturojnë, dhe pse një veprim i tillë duhet të jetë e nevojshme të përligjet me ideologjitë, rastet e forcës madhore, të arsyeve fetare apo rasteve të veçanta, apo kërkesa të bazuara tek ruajtja e rendit publik a, çfarëdo qoftë, për arsye eprore.
Të gjithë njerëzit mundet kështu t`i torturojnë të ngjashmit, mjaft që kjo të perligjet nga rrethanat, ideologjia a bindja e përbashkët.
Njerëzit kanë të drejtën t`i vrasin të ngjashmit, mjaft që kjo të përligjet nga rrethanat (ruajtja e rendit, luftërat, revolucionet, patrullat e policisë, konfliktet etnike), a të përligjura nga qëllime të lumturisë njerëzore a nga disa të mirëqena fetare a etike.
Në rastet kur masakrat kolektive a individuale duken sidomos t`u përshtaten nevojave të shoqërisë e çastit, njerëzit që kanë marrë pjesë në masakra të tilla mund të merren për heronj a shenjta; viktimat e tyre, megjithatë, kanë njëlloj të drejtën të merren si martirë të atdheut si pësues masakrash.
Njerëzit, përballë tmerreve ku sillen konfliktet e armatosura e konfliktet e interesit, kanë të drejtën të ruajnë shëndetin e tyre mendor. Mundin kështu:
Duke gëlltitur si të pashmangshme padrejtësinë e tyre;
Duke menduar se janë me të drejtën
Duke menduar të veprojnë për të mirën e njerëzimit;
Duke menduar se e keqja është në të gjitha mënyrat e pashmangshme;
Duke i konsideruar qeniet njerëzore, në tërësinë e qenieve të gjalla, si të vetmet që kanë të drejta.
Të gjithë njerëzit kanë të drejtën të provojnë ndjenja të mira.

1999