Të dyshuarit për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit, i vazhdohet masa e paraburgimit

Gjykata Themelore në Pejë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë, të dyshuarit për F.B për sulm seksual ndaj alpinistes, Mrika Nikqi.
Kjo u konfirmua për portalin rtv21.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti.
“Lidhur me pyetjen e parashtruara nga ana juaj, ju konfirmoj se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, tha Zhuti.
Alpinistja, Mrika Nikqi kishte publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se si një person në mbrëmjen e 27 shtatorit e kishte sulmuar seksualisht në qytetin e Pejës./21Media

Back to top button