Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se këtë të enjte më 23 korrik do të zhvillohet një takim tjetër në Bruksel.

Hoti tha se në këtë takim do të merr pjesë koordiantori shtëtror për dialog të cilin tha se do ta emërojë së shpejti, për të biseduar dhe draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke duke thënë se ky është objektivi kryesor.

I pari i Qeverisë u shpreh do të jetë transparent duke treguar se ka dërguar shkresë për ta informuar Kuvendin për samitin dhe të gjitha zhvillimet për dialogun.

Ai në fund theksoi se dialog “teknik nuk ka, ka vetëm dialog politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”./21Media