Të enjten promovohet libri “Udhëtim në të shkuarën” i Zenun Çelajt

Organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, të enjten më 21.10.2021, do të promovohet libri “Udhëtim në të shkuarën” i Zenun Çelajt.
Promovimi mbahet në Pallatin e Kulturës, “Asim Vokshi” në Gjakovë dhe nisë në ora 12:00.
Libri është një përmbledhje e rrugëtimit jetësor të gazetarit Çelaj. Duke qenë se autori i këtij libri ka qenë gazetar shumëvjeçar në mediat kosovare, në libër janë përfshirë ngjarje me rëndësi historike për Kosovën.

Gjatë karrierës së tij prej gazetari, më se 60-vjeçare, Zenun Çelaj ka raportuar nga ngjarje të rëndësishme për historinë e Kosovës, të cilat pashmangshëm janë përfshirë edhe në këtë libër./kallxo

Back to top button