Të enjten seanca e radhës e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten seancën e radhës e cila nis në ora 10:00.
Kështu bëri të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon debat parlamentar për gjendjen e sigurisë në vend, pas agresionit rus në Ukrainë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se kjo pikë nuk hyri në rend dite për seancën e radhës./21Media

Back to top button