Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Të enjten në Bruksel mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve ku pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare. Kryeministri, Avdullah Hoti, insiston se dialogu do të përmbyllet brenda disa muajve ose me marrëveshje me njohje reciproke ose të konkludohet përfundimisht se me Serbinë nuk mund të merren vesh./21Media