“Të falësh nuk…”, thënie të Ismail Kadaresë që nuk harrohen
30 Shtator 2019
Kadare vlerësohet në mbarë botën për krijimtarinë e tij
Kadare vlerësohet në mbarë botën për krijimtarinë e tij
Dhjetë thënie të shkrimtarit shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare që kanë mbetur gjatë në mendjen e shumë lexuesve dhe adhuruesve të tij.
– Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.
– Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!
– Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.
– Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.
– Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.
– Të falësh nuk do të thotë të harrosh.
– Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.
– Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.
– Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim.
– Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave./21Media