Çdo ditë është një mundësi tjetër për të mësuar diçka për të famshmit e preferuar

Çdo ditë është një mundësi tjetër për të mësuar diçka për të famshmit e preferuar

Mund të mësoni se me kë janë në lidhje, me kë kanë armiqësi, sa para kanë, e nganjëherë të famshmit dinë të personalizojnë bisedën e të flasin për jetën e tyre.

Nganjëherë të famshmit nuk e kanë problem të cekin se janë të adoptuar, dhe përdorin famën e tyre për të thënë gjëra të mira për këtë temë, shkruan rtv21.tv.

Më poshtë kemi disa yje që janë të adoptuar:

Kristin Davis ishte adoptuar nga njerku i saj kur ajo ishte 3 vjeç. Ajo nuk mund të imagjinojë dikë tjetër si babanë e saj.

Jamie Foxx ishte adoptuar nga gjyshja kur ishte 7 muajsh, pasi prindërit e tij ishin ndarë.

Michael Bay regjisori i famshëm i Transformers ishte adoptuar si fëmijë. Ai ka zbuluar në një intervistë se gjithë jetën i ka kërkuar prindërit, por nuk i ka gjetur.

Nicole Ritchie ishte adoptuar nga këngëtari i famshëm Lionel Ritchie kur ishte 9 vjeçare. Prindërit e Nicoles e shoqëronin Ritchien në turne, dhe aty këngëtari e kishte parë se ajo nuk po trajtohej mirë nga prindërit e saj.

Nicole “Snooki” Polizzi ishte lindur në Kili, mirëpo kur ishte 6 muajshe ishte adoptuar nga një çift italiano-amerikan dhe ishte rritur në New Jersey.

Para se të krijonte atë që shumë e quajnë zbulimin më të madh në botë, Steve Jobs ishte adoptuar nga Paul dhe Clara Jobs të cilët nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë. Kjo solli deri tek krijimi i një kompanie ndër më të vlefshmet në botë, nga një djalosh që ishte rritur me prindër adoptivë.

Ice T është një pjesë e rëndësishme e Law & Order: SVU. Kur ai ishte 8 vjeç nëna e tij vdiq nga një sulm në zemër, pas 4 viteve edhe babai i tij vdiq nga e njëjta gjendje, andaj atë e adoptuan hallat e tij.

Kjo e fundit është paksa e çuditshme. Soon-Yi Previn ishte adoptuar nga Mia Farrow. Mia dhe regjisori e aktori i famshëm Woody Allen asnjëherë nuk ishin martuar, andaj ai nuk ishte asnjëherë njerku i Soon-Yi, mirëpo ai kishte ndihmuar ta rriste atë… dhe tani është i martuar me të dhe ka 2 vajza./21Media