Hapja e çerdheve, mungesë e koordinimit mes Qeverisë dhe Komunave

Hapja e çerdheve, mungesë e koordinimit mes Qeverisë dhe Komunave

Qeveria në detyrë  mbrëmë vendosi që nga sot të hapen çerdhet në të gjithë vendin, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo pasi sipas, Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftimi dhe vendimi u shpall vonë dhe nuk pati kohë për përgatitje. Çerdhet nëpër Kosovë do të hapen nesër, ndërsa për dallim nga qendrat tjera, në komunën e Ferizajt çerdhet tashmë janë hapur.