Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për letërnjoftimi ka bashkuar partitë politike në Kuvendin e Kosovës, por ai nuk është hedhur në votim për shkak se në seancën plenare nuk kanë qenë 61 deputetë të pranishëm.

E ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në seancën e sotme plenare, tha se ky projektligj rregullon kushtet dhe procedurat për lëshimin dhe përdorimin e letërnjoftimit nga shtetasit e Kosovës, ndërsa pro tij u shprehën të gjitha grupet parlamentare.

 “Ky projektligj përveç që rregullon kushtet dhe procedurat për lëshimin dhe përdorimin e letërnjoftimit nga shtetasit e Kosovës, gjithashtu përcakton se çdo shtetas i Kosovës që nga lindja deri në moshën 16-vjeçare ka të drejtë të pajisjet me letërnjoftim, përkundër që është detyrim pajisja me letërnjoftim për secilin shtetas nga mosha 16-vjeçare sipas ligjit bazik”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë kanë shprehur mospajtime të tilla, sa rrallë herë janë bërë bashkë për të miratuar ligje në dobi të qytetarëve.