“Të gjitha qeveritë nuk e kanë vlerësuar punëtorin si pasuri, por si vegël pune”

Të punësuarit në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në nivel vendi, nën ombrellën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), do të protestojnë sot në kërkim të realizimit të disa kërkesave të tyre.
Për të diskutuar rreth kësaj proteste në “Për ditë të mbarë” në RTV21 ishte i ftuar Nexhat Llumnica nga BSPK, shkruan rtv21.tv
Ai tregoi se mënyrën e organizmit të protestës para ndërtesës së qeverisë. Ndërkohë la të kuptohet se protesta është e hapur edhe për qytetarët.

Llumnica tutje shprehu pakënaqësinë ndaj të gjitha qeverive mandat pas mandati, duke thënë se nuk e kanë vlerësuar punëtorin si pasuri por si vegël pune.
Ngriti shqetësim për mos zbatim për ligj të punës, e për mungesën e sigurimeve shëndetësore./21Media

Back to top button