Të infektuarit drejt shërimit të plotë

Të infektuarit drejt shërimit të plotë

Të gjitha testet për banorët e fshatit Vrapҫiq të komunës së Gjilanit kanë dale negative në mbrëmjen e së premtes.

Lajmi u bë i ditur sot në takimin që e zhvilloi nënkryetari Arbër Ismajli në kuadër të Qendrës Operative Emergjente, me përfaqësues të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, shëndetësisë primare, Policisë së Kosovës dhe Spitalit të Përgjithshëm.

“Kjo na bënë edhe më të përkushtuar në avansimin e kauzës sonë të përbashkët, për tejkalim të kësaj situate. Ne do të vazhdojmë ndjekjen e rregullave dhe instruksioneve të dala nga IKSHP-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale. Vazhdoni të qëndroni të vetë-izoluar, sepse është e vetmja formë për ta tejkaluar këtë pandemi”, ka thënë Ismajli.

Po ashtu bëhet e ditur se të infektuarit në Vrapҫiq janë drejt shërimit të plotë./21Media

Të dashur qytetarë,Bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kemi mbajtur takimin e rradhës me…

Gepostet von Arbër R. Ismajli am Samstag, 11. April 2020