Të gjithë lojtarët dhe stafi i Dritës dalin negativ në testin për Covid-19

6 Gusht 2020

 

 

17 anëtarë të klubit Drita janë ritestuar dhe kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Gjilanasit nesër do të udhëtojnë për në Zvicër për të zhvilluar raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Dëshirojmë ta njoftojmë të gjithë opinionin që të gjithë personat e ritestuar kanë rezultuar negativ. Nesër do të udhëtojmë të gjithë së bashku më të fortë se kurrë. Faleminderit Institutit të Shëndetit Publik për bashkëpunimin dhe gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e klubit./21Media