Skuadra e Barcelonës ka bërë dje testimin e lojtarëve për koronavirus para rikthimit të kampionit futbollistik në Spanjë.

18 lojtarët e skuadrës së udhëhequr nga Quique Setien kanë rezultuar negativ në testin e bërë në ambientet e Ciudad Deportiva Joan Gamper.

Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tanimë pritet qysh nesër të fillojnë seancat individuale të ushtrimeve.