Të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kanë rezultuar negativ me koronavirus. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo ministri.

“Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa bëhet e ditur se gjendja e zyrtarit i cili ka rezultuar pozitiv dhe e familjes së tij është stabile.

“Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike.”, thuhet në njoftim./21Media

NJOFTIMMinistria Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë…

Gepostet von Ministria e Drejtësisë am Mittwoch, 13. Mai 2020