Debati i Kuvendit të Kosovës për pandeminë do të mbahet të hënën në orën 16:00.

Fillimisht kryeministri i , Avdudllah Hoti kërkoi që mos të caktohet të hënën koha, mirëpo  pas kërkesës së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Hoti propozoi për të hënën.

Në anën tjetër kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i kërkoi kryeministrit që ta ketë prioritet Kuvendin. “Ne e kuptojmë kur ka angazhime si kjo e sotmja që është samiti, mirëpo për asnjë tjetër nuk kemi mirëkuptim. Edhe kësaj radhe po bëjmë përjashtim pra për të hënën në ora 16:00”, tha Osmani./21Media