Të hënën seanca për Buxhetin
26 Dhjetor 2020
Të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim projketligji për Buxhetin 2021. Seanca është paraparë të mbahet në ora 11:00
Kjo seancë do të mbahet pasi pasi Gjykata Kushtetuese të hënën e shpalli të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese Qeverinë Hoti. Kryeministri në detyrë Avdulla HotiHoti, ndërkaq, ka thënë se e respekton vendimin e Gjykatës, por ka kërkuar që të mos shpërndahet Kuvendi pa u votuar Buxheti 2021.
Në anën tjetër edhe komunitetit i bizneseve kërkon që të votohet Buxheti. Berat Rrukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, sot në nëj konferencë për media ka thënë se në rast që nuk votohet do të ishte skenari më i dëmshëm për vendin./21Media