Dr.Vishaj: Dy pacinetë janë gjendje kritike shëndetësore

Dr.Vishaj: Dy pacinetë janë gjendje kritike shëndetësore

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Univeristare po mjekohen 53 pacientë të prekur  me covid 19. Prej tyre 6 janë në okisgjenoterapi dhe dy në gjendje kritike shëndetësore, një nga ta një shtatëzënë. Gjendja e pacientëve të tjerë është stabile.

Ferizaj dhe Malisheva janë dy komunat me numrin më të madh të të prekurve. Në komunën e Ferizajt thonë se është krijuar një shqetësim më i madh pas 15 rastëve të mbrëmshme pozitive me covid 19.

Ndërsa në komunën e Malishevës thonë se aktualisht situata është e qetë në këtë komunë pasi që, që disa ditë nuk kanë pasur raste të reja të të prekurve me koronavirus./21Media