Ministri jep detaje për çiftin e infektuar

Ministri jep detaje për çiftin e infektuar

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe në konferencën për shtyp bëri të ditur se të infektuarit me koronavirus nga Dibra me transport special do të dërgohen në Klinikën Infektive.

Sipas tij, çifti bashkëshortor të moshës 62 dhe 68 vjeç, kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut më 27 shkurt, ndërsa më 2 mars janë paraqitur tek mjeku amë, i cili i ka dërguar në mjekim shtëpiak sepse nuk kanë pasur indikacione për koronavirus.

Ai shtoi se pacientët e infektuar deri tani kanë pasur kontakt vetëm me vëllain e gruas.

Në orët e pasdites nga epidemiologët po realizohen biseda me farefisin, që të shihet se nëse vetëm ai do të jetë në izolim ose edhe familja e tij. Po bëhet identifikimi i personave të cilët transportoheshin me të njëjtin autobus me të cilit janë kthyer çifti bashkëshortor”, tha Filipçe.

Filipçe shtoi se janë identifikuar të gjithë 40 udhëtarët nga autobusi me të cilët çifti bashkëshortor kanë udhëtuar në Maqedoni nga Bresha, Italia Veriore dhe me të gjithë ata në vijim po realizohen intervista me epidemiologë./TV21