Është strehuar poshtë një ure të Shkupit. Ndërtoi një dhomë të improvizuar dhe ka mbi një muaj që qëndron bashkë me gruan e tij të paralizuar.

Përveç se duhet të punojë për të siguruar kafshatën e gojës, ai kujdeset edhe për gruan e tij, meqenëse ajo nuk mund të lëvizë pa ndihmën e tij.

“Mbrëmë dhe parmbrëmë ka qenë shumë ftohtë ka fryrë shumë, gruan e mbulova që të jetë ngrohtë. Është me të vërtetë e vështirë, mezi zgjohem me gruan time patjetër duhet të qëndroj me gruan çfarë të bëj nuk kam çare tjetër”, u shpreh Adem Xhemil.

Ai tha se mbledhin çfarë do të gjejnë nëpër kontejnerë dhe duke mbledhur bidona.

“Të tregoj të vërtetën kërkoj nëpër kontejnerë, do gjej kohë një orë dhe do të shkoj nëpër kontejnerë, do mbledh ndonjë bidon i mbledh i shes për të mbijetuar nëse do të mundet ndokush të më ndihmojë për ushqim do të jem shumë mirënjohës”.   

Ademi dhe Bajrusha është hera e dytë që janë kthyer në vendin e njëjtë për të jetuar.

Njëherë personat human u kanë ndihmuar dhe i kanë strehuar në një shtëpi me qira. Mirëpo, pagesa e qirasë iu ka mbaruar dhe tani përsëri janë kthyer në vendin e njëjtë.

Ademi u shpreh se nuk merr ndihmë sociale edhe pse të gjitha dokumentet i ka dërguar, raporton TV21./21Media

Numri i kontaktit: +389 70 490 198