Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka treguar se dy të konfirmuarit e sotëm me koronavirus në Vushtrri janë të ardhur nga Suedia.

“Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri po ashtu ka njoftuar se rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër./21Media

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë. Të dy…

Gepostet von Xhafer Tahiri am Mittwoch, 13. Mai 2020