Poezi nga libri “Rigjetja e vetes” e autorit Milazim Krasniqi

Poezi nga libri “Rigjetja e vetes” e autorit Milazim Krasniqi

Këto pika të imta shiu
Që po më bien në shuplaka
Të kthjellëta si lot gëzimi
Nga kanë ardhur deri te unë
Nga cili oqean janë avulluar
Dhe nga cila lartësi kanë rënë
Kaq të dashura e të palënduara

Në fund të fundit kush I ka bërë
Që të jenë burim jete
Për tokën e vdekur
Dhe njerëzit e etur

Kush tjetër mund të bëjë kësso mrekullie
Që pikat e suit të bien
Nga mijëra metra lartësi
Të pandalura
Pos Atij që ka krijuar çdo gjë

24 gusht 2011