Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.

Krasniqi ka falënderuar stafin shëndetësor për trajtimin e të lënduarve. Ai, u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe kthim në familjet e tyre./21Media