Poezi nga Dritero Agolli

Të mendohesh

Ka shume mallkime
per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.

Po une mallkimet aspak s’i kam dashur,
Vec shfryj
rralle-rralle kur jam buzeplasur,

Kur kupa ze mbushet e s’kam nga t’ia mbaj,
Merzitur-merzitur me vete ze shaj.

I them mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull:ah,mendja t’u rritte!

Sa gjera ke thene,
o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!